Pages

Spektakli starton me një komunikim: Sonte do të dalë më shumë se një banor

Me hyrjen e Arbanës në studio, starton spektakli edhe për ditën e sotme.
Ajo përmend sapo hyn se do të ketë eliminim të më shumë se një prej banorëve, dhe konkretisht më shumë se njëra prej vajzave do të lërë shtëpinë natën e sotme.
Veç kësaj, në shtëpi ka pasur një larmi ngjarjesh e lëvizjesh, të cilat Arbana do t’i diskutojë konkretisht me banorët, me të cilët lidhet menjëherë.

Ndërkohë që Arbana i pyet, banorët flasin për ecurinë e javës dhe lodhjen që kanë ndier gjatë provës së kësaj jave.

Debat Fatjoni “Kujdes kur flet”;- Zhaku “Nuk të marr leje ty”

Gjatë kohës që debatojnë për punët dhe radhën e pastrimit lind një tjetër debat midis Fatjonit dhe Zhakut. Pasi kapen me fjalë duke u munduar që të provokojnë nervat e njëri-tjetrit, dy djemtë kapen pas një fjale të thënë më parë nga Zhaku. Gjatë një diskutimi ai ka thënë “kanunar” dhe Fatjoni po përpiqet që këtë ta përdorë kundër tij.

“Meqenëse nuk do të zbatosh rregullat këtu, bëj kujdes kur flet” i thotë Fatjoni dhe Zhaku i thotë se ai nuk i merr leje askujt për ato që dëshiron të thotë. Fatjoni i thotë se ata jetojnë në një komunitet të përbashkët me të drejta të barabarta dhe për këtë arsye duhet të kenë kujdes kur flasin sepse mund të prekin dhe lëndojnë të tjerët. Zhaku i thotë se ai nuk ka prekur asnjë prej banorëve, por Fatjoni i thotë “a nuk the ti Katunar?, ka njerëz që mund të ndjehen keq nga kjo”. Zhaku mbrohet duke thënë se ai nuk ka thënë asgjë të keqe sepse kjo fjalë është thjesht dialektore. “Kjo është shprehje dialektore, tironse e s’ka asgjë për t’u prekur këtu” thotë më pas Zhaku, por banorët e kundërshtojnë.
Banorët e tjerë i dalin në mbrojtje Fatjonit dhe kundërshtojnë Zhakun duke i thënë këtij të fundit se ka bërë gabim që ka përdorur atë fjalë dhe se herës tjetër duhet të jetë më i kujdesshëm me shprehje.

Pas këtij debati banorët ulen të hanë drekë, ndërsa Meridiani këshillon Fatjonin duke i thënë se ai mund ta përdorë këtë kundër Zhakut.

Viola-Valerit: “Mos më pyet më për puthjen me Eraldin”

Valeri shkon nga njëri banor tek tjetri, duke u bërë pyetje nga më të ndryshmet. Ai i afrohet Violës dhe e pyet në lidhje me puthjen e saj me Eraldin. Viola ia pret shkurt , se nuk do më të dëgjojë të flitet për këtë temë. "Mos më pyet, as si ishte , as pse, as si" - i përgjigjet ajo. Valeri nuk heq dorë, duke u munduar t’ia shtrojë ndryshe bisedën.

Viola shumë e prerë, i thotë se nuk ka ndërmend të bjerë pre e provokimeve të tij. Duke i kërkuar sërish, të mos pyesë dhe të mos flasë më lart e poshtë, për këtë gjë, pasi ajo temë po i kthehet në shqetësim dhe se ai nuk është personi, që duhet t’i japë sqarime dhe arsye, ndaj i kërkon t’i japë fund asaj bisede përgjithmonë.

Valeri pranon, duke ndryshuar tërësisht temën. Ai e provokon në lidhje me Meridianin, pasi është i bindur se ata të dy njihen që jashtë dhe se ajo nuk është konkurrente, por e infiltruar brenda shtëpisë. Viola qesh , duke e kundërshtuar. Ajo i thotë se ka ardhur vetëm dhe se nuk njeh askënd aty brenda. Valeri duket dyshues, por ajo në pamundësi për t’i mbushur mendjen i thotë, se gjithçka do ta marrë vesh kur të dalë jashtë.

Duke zgjedhur veshjet për mbrëmjen: Juliana: Mbase më plotësohet dëshira dhe vjen një djalë i veshur bardhë e zi’

Pas konsumimit të vaktit drekës, banorët nisin të bëhen gati për mbrëmjen. Një pjesë e tyre e nisin duke bërë dush e një tjetër duke përzgjedhur rrobat për spektaklin. Matilda, që tashmë e ka kthyer në traditë rregullimin e flokëve për vajzat, i ndihmon ato një nga një. Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë as thashethemet dhe pritshmërinë që kanë për spektaklin.

Juliana shprehet me shumë entuziazëm, se ka shumë dëshirë të futen banorë të rinj dhe kur flet për banorë të rinj, ajo ka parasysh meshkuj të rinj. E ka menduar kaq mirë këtë gjë, sa nëse ndodh, do të dëshironte që te hynte nje djalë i veshur bardhë e zi. Matilda, që është ulur pranë saj, i thotë që të ketë kujdes me dëshirat dhe mbi të gjitha të mbajë parasysh, se nuk është e vetmja beqare aty. Duke i lënë të kuptojë se nuk ka ekskluzivitetin për të zgjedhur gjithmonë ajo.

Banorët vazhdojnë të jenë të paqartë me veshjet , duke i ndërruar vazhdimisht dhe duke marrë mendim nga njëri-tjetri. Përveç Mikelës dhe Meridianit që vazhdojnë të qëndisin të vetëm.

Enkelejdi sqaron Valerin: “E ndërpreva lojën pasi familjarët i kam fanatikë”

Tashmë pothuajse të gjithë banorët janë zgjuar dhe kanë filluar aktivitetin për një ditë të re. Ata shpërndahen nëpër shtëpi dhe fillojnë të merren me punë të ndryshme, ku disa merren me veten dhe higjienën personale, disa të tjerë me sistemimin e krevateve dhe të rrobave personale. Disa ndodhen në kuzhinë, duke menduar për gatimin e mëngjesit dhe drekës, ndërsa të tjerë në oborr, duke shijuar muzikën në sfond dhe motin e ngrohtë me diell.

Valeri është shtrirë në një shezlong për të marrë rreze dhe afër tij shkon edhe Enkelejdi. Ai fillon t’i sqarojë sapo afrohet, lidhur me qëllimin e ndërprerjes së lojës mes tyre. Enkelejdi sqaron se njerëzit e tij të afërm i ka fanatikë dhe ky fakt e bëri që ta linte me kaq lojën, megjithëse ishte thjesht për t’u argëtuar. “Ishte gallatë, por ta lëmë me kaq”, i thotë Enkelejdi. Ndërsa Valeri qesh dhe i thotë të mos bëhet merak e të mos ndihet keq pasi e kupton shumë mirë dhe nuk i mbetet hatri.
Menjëherë pas këtyre fjalëve, Enkelejdi largohet, teksa shkon në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Përsëri debat, Jona: Mbaj vendin tënd;- Viola: Ti i ke shakatë e rënda

Jona dhe Arditi shkojnë në dhomën e gjumit, në katin e sipërm. Jona është prekur dhe qan. Ajo thotë se nuk kishte ndërmend që të debatonte, por banorët ia marrin për keq ato që ajo thotë. Arditi e përkrah dhe e qetëson duke i thënë se ajo nuk duhet të shqetësohet, por të vazhdojë lojën e saj. “Nuk ke pse mërzitesh” i thotë Arditi Jonës. Pak më vonë aty vjen Violeta dhe Jona kërkon të sqarohet me të.

“Ke ndonjë gjë me mua, konkretisht?” pyet Jona Violetën dhe ajo i përgjigjet “po, kam”. Jona i kërkon të shpjegohet dhe Violeta i thotë se ndërhyri në debatin e saj me Enkelejdin sepse Jona po debaton me të gjithë. Jona i thotë “Më thuaj çfarë ke ti me mua, të kam bërë ndonjë gjë ty, lëri banorët e tjerë”. Violeta i thotë se asaj nuk i vjen Mirë që Jona ironizon banorët dhe debaton me ta dhe se ndërhyri në debat se i erdhi keq për Enkelejdin. “Kush je ti që mbron të tjerët?” i thotë Jona Violetës, ndërsa Ajo i përgjigjet “mua më duket se po e bën gjithçka për publik dhe nuk më pëlqen se i ke shakatë e rënda”.

“Ti goce rri mbaj vendin tënd e mos fol shumë për të tjerët” i thotë Jona Violetës dhe ajo i përgjigjet “mua mos më thuaj ti goce, mos mu drejto ashtu”. Dy vajzat ofendojnë njëra-tjetrën duke thënë se nuk kuptojnë gjuhën. Edhe pse mundohen që të sqarohen, dy vajzat debatojnë përsëri dhe nuk sqarojnë asgjë.

Juliana debaton me Violetën: Flas në emër të Enkelejdit se është i dashuri im

Gjatë kohës që Violeta dhe Jona debatojnë për zënkën mes Jonës dhe Enkelejdit, në dhomën e gjumit vjen Juliana. Fillimisht ajo u kërkon vajzave që të ulin zërin, ndërsa ato i thonë se po sqarohen në lidhje me një debat. Violeta i kërkon Julianës që të largohet nga dhoma e gjumit sepse kjo bisedë duhet të jetë mes saj dhe Jonës. Juliana nuk largohet, por ulet përballë tyre. Në një moment ajo ndërhyn në bisedë dhe Violeta i kërkon që të mos flasë, për këtë arsye Juliana debaton me të.

Ndërkohë që Violeta thotë se Enkelejdi ishte ndjerë keq nga fjalët e Jonës, Juliana ndërhyn në bisedë duke thënë “Enkelejdi nuk ngeli fare keq se nuk pati arsye”. “Të lutem mos fol” i thotë Violeta, por Julianës nuk i pëlqen kjo gjë dhe thotë “ju të grupit anej vëtëm këtë dini të thoni, këtu mund të flasin të gjithë”. Jona i thotë Violetës se nëse flitet për Enkelejdin ajo mund të flasë, ndërsa Violeta i thotë “Xhuli kjo është midis meje dhe Jonës”.

Violeta del nga dhoma e gjumit dhe pas saj edhe Juliana del jashtë. Dy vajzat sqarohen edhe një herë për diskutimin që patën në dhomën e gjumit. Violeta i thotë Julianës që të mos flasë në emër të Enkelejdit sepse nuk është partneri i saj në lojë. Juliana ia kthen “Është i dashuri im” dhe më pas largohet duke qeshur.

Enkelejdi: “Duan luftë këta, luftë do të kenë”

Viola dhe Nevila vazhdojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëra-tjetrën, ndërsa hedhin mendimin që të mos shtrihen fare për të fjetur gjumë, pasi pas pak mund të startojë muzika për të zgjuar banorët dhe s’do të kenë mundësi të flenë.

Ndërkohë, s’kalojnë shumë minuta dhe Nevila shpreh dëshirën për të shkuar në dhomën e gjumit për të fjetur, ndërsa Viola shkon brenda bashkë me Enkelejdin, i cili sapo është zgjuar. Ajo e pyet se pse ai duket i mërzitur dhe Enkelejdi fillon t’ia shpjegojë situatën. Ai thotë se disa nga banorët nuk e meritojnë sjelljen e tij të mirë dhe për këtë do të fillojë të sillet me secilin siç e meriton. Ai tregon se do të fillojë të luajë, pasi qëndrimi në Big Brother kërkon lojë. “Duan luftë këta, luftë do të kenë”, shprehet ai, ndërsa vazhdon: “Nuk e ha njeri luanin. Luani i ha të tjerët”.
Kurse Viola e këshillon që të qetësohet, pasi edhe ajo është ndier njësoj si ai për disa ditë radhazi, por e kaloi atë vështirësi.

Viola vazhdon me këshillat, ndërsa i thotë që të ketë kujdes, pasi jo të gjithë banorët e simpatizojnë, ndërkohë që e ndihmon për të përgatitur mëngjesin.

Esida dhe Eraldi perqafohen

Mbas debateve, Esida dhe Eraldi i drejtohen dhomës së gjumit. Esida i shpjegoi gjithë rrjedhën e ngjarjeve, që ndodhën ditën e sotme dhe si arritën deri në debate. Mirëpo Eraldi nuk donte diskutonte më për këtë. Ai i kërkon asaj të shtrihet pranë tij, pasi nuk do më të zihet.

Ajo shtrihet krahë tij dhe nisë serish, të flasë për lojërat dhe strategjitë brenda shtëpisë. Ajo i tregon Eraldit se është zhgënjyer shumë nga Juliana dhe Valeri, të cilët gjatë lojës, e nominuan për të dalë. Eraldi e këshillon të mos bëj fjalë me ta sonte , pasi nuk është koha për një tjetër grindje. Ata vazhduan të qëndronin të përqafuar, duke biseduar për banorët e tjerë.

Cili është çifti që njihen që jashtë?!

Banorët vazhdojnë të hamendësojnë për çiftin brenda shtëpisë. Tashmë, vëmendja është kthyer tek Viola dhe Eraldi. Sipas Rigelsit, ata të dy kanë simpati për njëri-tjetrin dhe janë të dy të palestruar. Kaq ka mjaftuar, që edhe banorë të tjerë të bien dakord me këtë aludim.

Situata bëhet më qesharake, kur me banorët e tjerë bashkohet edhe Fatjoni me Matildën, të cilët përveç se e luajnë pjesën shumë mirë, hedhin ide edhe për emra të tjerë që mund të jenë të njohur që jashtë. Ata vazhdojnë të njëjtën bisedë, duke mbledhur fakte e duke supozuar emra të ndryshëm.

Arditi me Jonën gjithashtu bisedojnë veçmas për te njëjtën temë. Arditi ka bindjen se Viola njihet që jashtë me Meridianin ose me Eraldin, duke e argumentuar aludimin e tij me faktin që të tre frekuentojnë dhe pëlqejnë jetën e natës.

Përgatiten për spektaklin. Valeri-Julit: “Mos u lyej si grua”

Banorët janë duke ndihmuar njëri-tjetrin. Matilda merr përsipër të rregulloje flokët e gjithë vajzave. E para që ia doli të bëhet gati është Jona. Duke qenë se kishte më shumë kohë se vajzat e tjera, ajo ndihmoi Enkelejdin me flokët. Viola gjithashtu i zgjidhi dilemat e saj me fustanin.

Ndërsa Juliana ende nuk ka mbaruar, duke u marrë me flokët dhe tualetin. Valeri e këshillon Julianën “të mos lyhet si grua”, pasi është ende shume e re". Juliana mundohet t’i mbushë mendjen se nuk është lyer rëndë, por Valeri i përsërit të njëjtën këshillë.

Pjesa tjetër e banorëve mundohen të kapin kohën për të qenë gati për një super mbrëmje të mbushur plot emocion dhe të papritura.

Arditi: Kam qenë striptist

Jona dhe Arditi në kuzhinë bisedojnë për ngjarjet që po ndodhin në shtëpi dhe çfarë impakti kanë ato jashtë. Arditi i tregon për lidhjet e tij dhe se e ka disi të vështirë të lidhet me një femër. AI shton që nuk ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë dhe ende s'e ka gjetur atë person, që ta plotësojë e të ndihet mirë.

Ai tregon se lidhjet që ka patur jashtë, nuk kanë zgjatur shumë dhe se një nga arsyet më të mëdha është fakti se përkushtohet shumë mbas dikujt në momentin që janë çift. Një tjetër problem që ai shikon tek vetja, është fakti se kur ai nervozohet situata i del nga kontrolli dhe kjo e penalizon për ta mbajtur një lidhje gjallë.

Ky lloj problemi sipas tij, mund ta penalizojë edhe brenda shtëpisë. Jona e këshillon se ai nuk duhet ta lejojë veten deri në atë pikë sa të ndikohet nga banorët , por duhet ta shikojë si një eksperiencë të bukur dhe të argëtohet. Arditi i thotë se ai këtu ka ardhur për t'u bërë i famshëm. Jona e përgëzon, duke e këshilluar që të mos e harrojë këtë dhe të fokusohet vetëm tek qëllimet e tij. Më pas, ata nisin të flasin për punët që kanë bërë jashtë.

Arditi i tregon Jonës se si fillim, ka qenë ‘striptist’ e më pas, filloi të menaxhonte lokalet. Kjo bisedë ndërpritet, kur Jona i flet Matildës e cila i përshëndet që nga kuzhina. Kjo gjë, bëri që biseda e tyre të ndërronte komplet thelb dhe nisin të flasin për pamjen e Violetës dhe përshtypjet që ata kanë krijuar rreth asaj.

Luftë e heshtur mes Fatjonit dhe Matildës

Shoqëria që Fajtoni dhe Juliana kanë, duket se nuk është vetëm shqëtësim i Matildës. Arditi, në dhomën e gjumit sëbashku me Fatjonin dhe Julianën, janë duke diskutuar mbi të njëjtën temë.

Shkak i kësaj bisede bëhët vetë Juliana, që është mjaft e mërzitur me Arditin, pasi ai nuk qëndron fare me të. Arditi, që duket se e ka justifikimin gati, i përgjigjet shumë shpejt, duke nxjerrë shkak Fatjonin, dhe faktin që qëndrimi i tepërt me të, e ka penguar që t’i bëjë shoqëri asaj. Juliana kujdeset që të mos i japë shumë rëndësi asaj që tha Arditi , duke u munduar ta kthejë me të qeshur të gjithë bisedën.

Fatjoni thotë së ka nevojë për gjumë, duke u larguar në dhomën ku ishte Matilda. Ai i kërkon asaj të shtrihet krahë tij, ajo shtrihet për pak, pastaj ngrihet sërish, për t’u shtrire në krevatin e saj. Të dy qëndrojne të shtrirë dhe të ndarë, pa folur asnjë fjalë

Valeri: Nuk e kam nxjerrë ende shpirtin tim luftarak

Valeri, në oborr duke lëvizur belin sipas rritmit të muzikës që luhet në sfond, e detyron Nevilën të largohet, pasi sipas saj nuk e kap dot rritmin e tij. Ajo afrohet tek Arditi dhe nisin të komentojnë Valerin për menyrën si kërcen.

Valeri është ngritur me një humor shumë të mirë dhe me një energji të cilën po e përdor që t’iu treguar të tjerëve se ai e di mirë se cfarë është duke bërë. Madje, ka menduar të krijojë një grup pak më vonë, ku do të mbajë afër vetëm ata persona që ia vlejnë. Sipas tij, ai ende nuk ka nxjerrë shpirtin e tij luftarak brënda shtëpisë.

‘Kjo që ka kaluar’ – thotë ai – ‘ka qenë një nxemje shume e mirë’, të cilën e ka përdorur për të njohur karakteret e banorëve, në mënyrë që të kuptojë se më kë i duhet të bërballet. Duke u munduar t’iu shpjegojë banorëve se pjesa më bukur, nuk ardhur ende.

Nisin përgatitjet për spektaklin e mbrëmjes

Banorët vendosin të rregullojnë shtëpinë përpara se të fillojë spektakli, duke u munduar të ndajnë punët mes tyre. Kuzhina është pjesa e parë e shtëpisë që ata nisin të sistemojnë. Vajzat, përveç punëve të shtëpisë, vazhdojnë ende të jenë në dilema të forta në lidhje me veshjet.

Esterina dhe Mikela nisin sakaq të bëhën gati duke filluar me flokët. Meshkujt duken disi më të rehatuar nga kjo anë, për ata shqetësimi kryesor është të hanë diçka përpara se të fillojë spektakli. Kështu, pak nga pak, ata nisin të bëhen gati për një natë të gjatë e plot të papritura.

Banorët të relaksuar, përpara mbrëmjës

Banorët duken të relaksuar përpara përgatitjes për mbrëmjen e sotme. Disa prej tyre vazhdojnë të kërcejnë në oborr, duke shkëmbyer fjalë dhe batuta me njëri-tjetrin. Vajzat janë ato, të cilat shqtësimin më të madh e kanë në përzgjedhjen e veshjeve që do të kenë gjatë spektaklit.

Ato, kanë nisur qysh herët në mëngjes të mendojnë për këtë, duke provuar ndërresa dhe duke i marrë njëra-tjetrës mendim. Meridiani sëbashku me Esidën, Julianën dhe disa banorë të tjërë, janë ulur për të ngrënë.

Ndërsa Violeta, Eraldi dhe Mikela janë duke bërë dush. Mesa duket, të gjithë janë duke u angazhuar pak nga pak, për t’u përgatitur për mbrëmjen e spektaklit, të cilët kanë gjithë javën që mezi e presin.

Arditi, Violës: “Po rri me zor me mua?”; Viola: “Fol me mua, mos u nervozo”



Ndërkohë që banorët e tjerë janë duke u ushtruar për provën e kërcimit, Viola dhe Arditi qëndrojnë afër njëri-tjetrit dhe fillojnë të bisedojnë rreth partneritetit të tyre për hir të lojës dhe marrëdhënies e relatave me njëri-tjetrin.

Arditi kërkon të dijë nëse Violën e bezdis prezenca e tij apo nëse ajo qëndron me të vetëm për hir të detyrës dhe kushteve të vendosura nga Vëllai i Madh dhe për këtë e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Dua të di nëse mendon të distancohesh nga unë se mos mendon se unë të ngacmoj apo të bezdis?”, i thotë ai. Ndërsa Viola çuditet nga këto fjalë dhe thotë se absolutisht nuk është duke e menduar këtë, madje asaj i pëlqen që të shoqërohet me të dhe të krijojnë një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin. “Unë nuk dua të bësh asgjë me zor”, i thotë Arditi, ndërsa Viola vazhdon ta sqarojë se ajo nuk është duke bërë asgjë me zor dhe se i pëlqen shoqëria me të. “Me ty, Meridianin dhe Eraldin kam qejf të rri”, i thotë Viola.
Ajo që i kërkon ajo Arditit është që të mos e shikojë asnjëherë të nervozuar, pasi duket shumë i egër në fytyrë dhe asaj nuk e pëlqen ta shikojë ashtu. “Ti nuk më ke thënë asnjëherë hajde flasim. Me thuaj dhe mos rri asnjëherë me nerva”, i thotë Viola me qetësi.

Viola i tregon se të gjithë kanë filluar ta pyesin se pse nervozohet Arditi dhe ajo nuk di t’i japë një përgjigje. “Kujdes se po të provokojnë”, i thotë Arditi, duke e këshilluar se si t’u përgjigjet banorëve në raste të tilla.

Më vonë ata shkojnë drejt monitorit për t’u ushtruar mbi Provën Javore të Kërcimit dhe diskutimi i tyre merr fund me kaq.

Thashetheme e biseda; Esida: “Kam qejf të provokoj”

Në dhomat e gjumit ka kohë që janë fikur dritat nga Vëllai i Madh, por banorët vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar. Vetëm disa prej tyre janë shtrirë për të fjetur, por vazhdojnë ende të shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Ndër to janë edhe Esida e Ardijana, të cilat pëshpëritin me zë të ulët, duke folur për disa nga banorët.
Me to bashkohet edhe Fatjoni dhe të tre fillojnë të bisedojnë. Esida e pyet atë për jetën që bën dhe shkollimin e tij. Fatjoni i tregon se ka mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ende nuk e di se kur mund të kthehet në Shqipëri.

Më pas flasin për Valerin, teksa e shikojnë të flejë gjumë. Fatjoni thotë se ai e bën të qeshë me tipin që ka, ndërsa Esida shprehet duke thënë: “Ai është rehat si puna ime”. Fjalët e saj e ngacmojnë Fatjonin, i cili i bën të qartë se ajo nuk është tip i qetë dhe s’ka se si të jetë rehat. “Unë kam qejf të provokoj”, ia kthen Esida, ndërsa thekson se vërtet është tip i qetë.

Nevila qëndron në oborr me Matildën dhe i tregon asaj për ankthin që është duke ndier pasi ditën e nesërme dalin përgjigjet për shkollën e saj tek Akademia e Rendit.
Më pas të dyja flasin së si kishin dëshirë të hynin në Big Brother dhe për procedurat që ndoqën derisa arritën të hynin dhe të bëheshin pjesë e këtij formati të cilin e kanë pasur ëndërr

Esida provokon Fatjonin për Julianën; Fatjoni: “Kam dikë që më pret jashtë”

Në dhomën e gjumit vazhdojnë bisedat mes Esidës, Ardijanës dhe Fatjonit. Ndërkohë, me ta është bashkuar edhe Matilda. Esida është kurioze të mësojë mendimin e Fatjonit lidhur me Juliana dhe për këtë e pyet nëse ai e pëlqen. “Jo, nuk më pëlqen edhe pse është e bukur, sepse është e lehtë”, ia kthen Fatjoni. “Sot m’u duke sikur po e haje me sy”, i thotë Esida, duke i kujtuar një rast kur të dy ishin duke folur me kunja e duke u gërricur me njëri-tjetrin.
Esida i kujton një moment, ku ai ka qenë gati duke e puthur, sipas saj. Ndërsa Fatjoni qesh me fjalët e saj dhe thotë se absolutisht s’ka dashur ta puthë në asnjë moment.

Fatjoni i thotë Esidës se jashtë Big Brother është duke e pritur dikush dhe se ai nuk e shikon Big Brother-in si një mundësi për të krijuar një lidhje. Ndërsa Esida mendon se ai është duke e paragjykuar Julianën për shkak të veshjes, por Fatjoni e mohon këtë gjë.

Pas pak me ta bashkohet Juliana dhe Esida mundohet gjatë gjithë kohës që t’i ngacmojë dhe t’i përforcojë dyshimet për të dy. Kështu, Juliana dhe Fatjoni fillojnë të flasin me ironi, duke ia kthyer përgjigjen njëri-tjetrit si për të provokuar një zënkë mes tyre.

Jona: Çifti më i fortë, Nevila dhe Valeri



Mesa duket, Meridiani do të hedhë dritë mbi çiftin më të fortë aty brënda. Me ketë pyetje, ai i drejtohet Jonës dhe Rigelsit të cilët bisedojnë të ulur në divanë. Sipas Jonës, çifti më i fortë vazhdon të mbetet Nevila dhe Valeri.

Rigelsi ndërhyn, duke i thënë se pas tyre, ata të dy janë çifti më i fortë. Jona nuk duket shumë e bindur për këtë, pasi sipas saj, e ka të vështirë të vlerësojë veten dhe mbi të gjitha, ajo nuk e di se si duket nga jashtë. Rigelsi ngul këmbë, se ai nuk e ka këtë problem, duke shtuar se ai mund të arrijë të kuptojë se si duket nga jashtë.

Kjo përgjigje i duket mjaft ë nxituar Jonës, e cila e kundërshton sërish, duke thënë se ky është një mëndim i nxituar. Ndërkaq, Meridiani largohet me përgjigjen e marrë, duke i lënë ata të falsin për të njëjtën temë.

Violeta për Meridianin: ‘Një burrë që është burrë nuk ofendon kurrë një femër’

Mesa duket, sjellja e Meridianit në shtëpi është bërë shkak i bisedave të herë pas herëshme për vajzat. Sipas tyre, sjellja që ai ka me banorët lë shumë për të dëshiruar, pasi shpesh herë është mjaft ofenduese, sidomos kundrejt Esidës që sipas tyre, është e tepërt.

Nevila hedh idenë se ndoshta Meridiani është i shtyrë për t’i ngacmuar të gjithë aty brenda. Mirëpo kjo gjë, sipas Violetës nuk ka asnjë justifikim pasi fjalori apo veprimet e tij shpesh e kalojnë masën. Sipas saj, ajo nuk do të donte të hapte debate të kota brënda shtëpisë, sepse nuk ka hyrë për të sfiduar asnjë.

‘Nje burrë që është burrë nuk ofendon kurrë një femër’ shprehet ajo tek Nevila, e cila e përqafon në shenjë aprovimi dhe mbështetjeje.

Rigelsi, Jonës: “Ti nuk je vetvetja”

Ndërkohë që një pjesë e banorëve janë duke u argëtuar në ambientin afër pishinës me emisionin “Talk Show” të sajuar nga Valeri, pjesa tjetër e banorëve ndodhen në dhomën e ndenjes, duke biseduar e duke bërë shaka së bashku.
Në bisedë e sipër, teksa ata japin mendime nëse banorët në shtëpi janë duke u argëtuar apo duke menduar se si të luajnë për të qëndruar sa më gjatë, Rigelsi thotë diçka që e prek Jonën dhe e bën t’i kundërpërgjigjet disi e nervozuar. Ai mendon se Jona nuk është vetvetja dhe këtë ia thotë asaj në sy, duke argumentuar përgjigjen teksa thotë se ajo nuk ka arritur të hapet plotësisht dhe të tregojë gjithçka për veten. “Ngaqë unë nuk të kam treguar gjithçka ty, ti mendon se nuk jam vetvetja?!”, ia kthen e çuditur Jona, duke i shpjeguar se është shumë herët për të treguar të gjithë jetën e saj. “Jo vetëm mua, por të gjithëve”, vazhdon t’i thotë Rigelsi.

Ndërsa për veten e vet, Rigelsi thotë se deri më tani nuk ka treguar as 20 për qind të asaj që ai përfaqëson dhe të jetës së tij të kaluar. Banorët i kalojnë me shaka fjalët e tij dhe qeshin me të.

Pak minuta më vonë me ta bashkohen edhe banorët e tjerë dhe të gjithë së bashku fillojnë të bëjnë shaka e të bisedojnë për gjëra të përgjithshme me njëri-tjetrin.

Situata gazmore: Eraldi dhe Meridiani trembin banorët

Në dhomat e gjumit ka kohë që janë fikur dritat dhe disa prej banorëve janë shtrirë për të fjetur gjumë, ndërsa disa të tjerë janë në gjumë të thellë.
Meridiani dhe Eraldi, hedhin sipër kokës diçka të bardhë dhe shkojnë për të trembur banorët një edhe nga një nëpër krevatet e tyre.
Ata qeshin me të madhe kur shkojnë në krevatin e Danielës dhe ajo nuk do t’ia dijë pasi vazhdon të flejë e qetë.

Pas saj dhe Violës, ata shkojnë në krevatin e Julianës, me gjithë lutjet e Violës për t’u larguar prej saj, pasi Juliana e ka shprehur vazhdimisht se ka shumë frikë natën. Banorët shkojnë dhe mundohen ta zgjojnë duke imituar një fantazmë, por Juliana kthehet në krahun tjetër dhe nuk reagon aspak ndaj tyre.

Ndërkohë, në kuzhinë banorët mblidhen për të ngrenë krepat e gatuar nga Esida dhe bëjnë shaka e shkëmbejnë biseda të ndryshme ndërsa i shijojnë

Rigelsi flet për shkaqet e divorcit: ‘Nuk do të marr një femër që mami im s'e do’

Rigelsi në dhomën e gjumit flet për ish gruan e tij dhe marrëdhëniet jo të mira me të, që e çuan deri në ndarje. Sipas tij, një nga shkaqet, veç të tjerash, ishte se e ëma e tij nuk e pëlqeu që në fillim, duke shtuar edhe faktin se ajo ngeli shtatëzënë, çka i vështirësoi edhe më shumë marredhëniet mes tyre. Kjo, për faktin se për disa vite, ata jetuan sëbashku në shtëpinë e prindërve të tij.

Jona ndërhyn duke i thënë ‘e paske nderuar mamin duke e dëgjuar atë për çdo gjë’. 'Nuk do të marr një femër që mami im s'e do’ - i përgjigjet Rigelsi. Eraldi i vjen në ndihmë Rigelsit duke pyetur Jonën se çfare do të bëntë ajo nëse e ëma e tij nuk do e donte edhe nëse do të ishin bashkë prej vitesh. Jona e hutuar disi i përgjigjet: Jo, nuk do të qëndroja në një shtëpi me ta, nëse vjehrra nuk do të më pëlqente’.

Rigelsi ndërhyn sërish, duke shtuar se për atë, më e rëndesishme se gjithçka, është djali i tij. Nuk do të donte që djali i tij, të bënte jetën që ka bërë ai, pasi për të ka qenë e vështirë. Biseda rreshket në tema më delikate, si posesiviteti, që duket se ka Rigelsi, kjo për shkak të jetës së vështirë që ai ka bërë. Rigelsi kundërshton, se pavarësisht kësaj ai kurrë nuk ka prekur një femër me dorë. Në ketë pikë të bisedës, Eraldi i bën një pyetje të drejtëpërdrejtë Rigelsit: ‘A e ke rrahur apo e ke shtyre ti gruan ndonjëherë?’ Rigelsi përgjigjet se ka ndodhur vetëm ta ketë shtyrë dhe t'i ketë thënë ‘të mbyllë gojën’. 'Për ta vendosur në kontroll, por jo për ta lënduar' - shpjegon ai.

Eraldi kërkon me ngulm të nxjerrë më shumë nga kjo bisedë, duke i sjellë shembuj, se përse mund të ndodhnin të tilla situata mes një cifti. ‘Një nga ato, mund të jetë edhe ngrohtësia që ajo nuk të jepte kur ti ktheheshe në shtëpi?!’ - e pyet ai, disi me tendencë. Rigelsi aprovon duke shtuar se ‘ajo nuk gatuante dhe të bënte punë si gjithë femrat’. 'Veç kësaj ajo donte të përfitonte nga unë për shkak të dokumentave'. Sipas tij, të gjitha këto probleme, sollën edhe ndarjen me të. 

Eraldi e Esida, sërish në krevat bashkë mes përkëdheljesh e ledhatimesh

Disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother janë shtrirë për të fjetur gjumë, ndërsa pjesa tjetër ndodhet ende në dhomën e ndenjes, duke bërë shaka e duke shkëmbyer biseda me njëri-tjetrin.

Ashtu si edhe mbrëmë, Esida dhe Eraldi shtrihen në të njëjtin krevat dhe fillojnë të përkëdhelin njëri-tjetrin për minuta të tëra, ndërsa pëshpëritin me zë të ulët. Pak minuta më vonë Eraldi fillon t’i bëjë masazh dhe më vonë bëhen gati për gjumë.
Më vonë aty shkon Nevila, Ardiana dhe Meridiani, të cilët fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me ta, duke i zgjuar e duke qëndruar me ta edhe për disa minuta të tjera, duke shkëmbyer biseda të përgjithshme.

Ndërsa disa nga banorët kanë dalë në ambientin afër pishinës dhe janë duke diskutuar për disa dysheme që kanë se kanë dëgjuar një zhurmë, e cila mund t’i ketë lajmëruar për praninë e “Fantazmës”. 

Esida: “Nuk kam dashuruar kurrë dhe uroj të mos dashuroj”

Biseda mes Valerit dhe Esidës vazhdon për minuta të tëra. Ndërsa flasin për shoqërinë, duke i treguar histori të jetuara njëri-tjetrit, Valeri është kurioz të dijë nëse Esida ka dashuruar apo është lënduar nga dashuria ndonjëherë. Esida thotë se nuk ka dashuruar kurrë dhe se nuk ka pasur ndjenja për askënd. Ajo madje uron që të mos dashurohet kurrë me asnjë njeri në jetë, ndërsa shton se ka për të folur shumë për këtë temë, por do t’i duhet që ta lënë për një ditë tjetër për të folur më gjatë. “Kur flasim për dashurinë, s’mund të jemi kurrë stabël, por unë s’kam dashuruar kurrë”, vazhdon të thotë Esida. “S’ke ç’e do dashurinë se je më rehat kështu”, i thotë Valeri duke qeshur, ndërsa në krevatin e saj ka shkuar edhe Eraldi, i cili i afrohet afër dhe biseda e tyre merr fund këtu.

Eraldi dhe Esida qëndrojnë në krevat bashkë, afër njëri-tjetrit për disa minuta me radhë, teksa e përkëdhelin njëri-tjetrin për minuta me radhë. Pas pak, Eraldi çohet dhe shkon në krevatin e tij për të fjetur gjumë.

Meridiani tall Esidën për dietën


Këtë herë banorët kanë gatuar drekën dhe kanë vendosur që të hanë të gjithë bashkë. Kështu të gjithë afrojnë tavolinat dhe karriget dhe ulen të gjithë për të ngrënë. Meridiani ngacmon vazhdimisht Esidën dhe kjo shkakton të qeshura tek banorët e tjerë.
Esida ka thënë se do të përpiqet që të mbajë dietë, për të mos u shëndoshur, por sipas Meridianit ajo po e shton më tepër dozën e ushqimit.

Sapo banorët ulen për të ngrënë, Meridiani sheh Esidën dhe u thotë të tjerëve me zë të lartë “shikoni sa e ka mbushur pjatën e vet”. Banorët qeshin duke komentuar ushqimin e Esidës dhe kujtojnë faktin që ajo ka porositur qitro për dobësim madje duke thënë “atë e ka porositur për hapje oreksi”.
Kështu gjatë kohës që hanë drekë, banorët qeshin duke ngacmuar njëri-tjetrin.
Më pas ata shpërndahen nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë, ndërsa një pjesë merren me pastrimin e tavolinës dhe larjen e enëve.

Fatjoni:-“Nuk më pëlqejnë modelet”;- Esterina “Nuk e kam në plan të pozoj nudo”

 Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi, në grupe të ndryshme, ndërkohë që gatuhet dreka. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre. Fatjoni, Rigelsi, Daniela dhe Matilda diskutojnë për veshjen e vajzave në Shqipëri dhe për modën. Rigelsi thotë se nuk i pëlqen mënyra se si vishen vajzat këtu, ndërsa Daniela mundohet që t’i mbrojë. Më pas Rigelsi largohet dhe aty ngelet Fatjoni me vajzat.
Ata komentojnë vajzat e shtëpisë dhe në bisedë e sipër Fatjoni thotë e nuk i pëlqen modelet. “Nuk më pëlqejnë vajzat që janë modele sepse janë shumë të dobëta”.Ndërsa për Juljanën ai thotë se ka trup të bukur, por edhe ajo është shumë e dobët.

Ndërkohë që ata flasin, aty vjen Esterina dhe Fatjoni i thotë “po thoja që modelet nuk më pëlqejnë”. Esterina ulet pranë tyre dhe fillon që t’u tregojë eksperiencën e saj si modele.
Ajo thotë se ka filluar që të bëjë modelen që 15 vjeçe dhe se deri tani nuk ka pozuar asnjëherë nudo, por edhe tani nuk e mendon një gjë të tillë. Rigelsi dhe Daniela provokojnë Esterinën se sa do të donte të paguhej për të pozuar nudo, por ajo mundohet që t’u shmanget duke mos iu përgjigjet drejtpërdrejt. “Sa është çmimi që do ti?” i thotë Rigelsi dhe ajo i përgjigjet “nuk e di, duhet të studioj tregun”. Rigelsi i ndihmuar nga Daniela këmbëngul, por Esterina i përgjigjet “Nuk e kam në plan fare për të pozuar nudo”.

Esida dhe Eraldi, në krevat duke u ledhatuar; Banorët i përgjojnë



Arditi dhe Viola fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, teksa qëndrojnë të shtrirë në krevatet përkatës, gati për të fjetur gjumë. Arditi e ngacmon, duke filluar ta pyesë për lidhjet që ka pasur dhe për arsyen se pse është ndarë nga i dashuri i saj i fundit. Ndërsa Viola i shmanget pyetjeve të tij, derisa i thotë se ajo është jeta e saj personale dhe nuk dëshiron të flasë rreth saj.

Eraldi dhe Esida shtrihen sërish në të njëjtin krevat dhe qëndrojnë të përqafuar, ndërsa ledhatojnë njëri-tjetrin dhe pëshpëritin me zë të ulët midis njëri-tjetrit.

Ndërsa banorët e tjerë ndodhen në dhomën e ndenjes duke bërë shaka e duke qeshur me njëri-tjetrin, Daniela i propozon që të shkojnë në dhomën e gjumit dhe të përgjojnë Eraldin dhe Esidën. Të gjithë bien dakord dhe vendosin që të shkojnë t’i shikojnë, por Esida dhe Eraldi dëgjojnë hapjen e derës dhe i ftojnë që të hyjnë brenda dhe jo t’i shikojnë fshehurazi. Banorët fillojnë të qeshin teksa hyjnë dhe i ngacmojnë, duke i thënë se Eraldit i janë skuqur buzët. Duke qeshur, largohen të gjithë, dhe pas pak minutash edhe Esida.

Sapo hyn në kuzhinë Esida, banorët fillojnë të pëshpëritin e të thonë se ajo me siguri do të shkojë të hajë ushqim, pasi nuk mund të rrijë dot pa ngrënë edhe në mes të natës. Teksa e shikojnë që drejtohet drejt kuzhinës, të gjithë shpërthejnë në të qeshura.
Esida afrohet për disa minuta tek banorët teksa pi një lëng frutash dhe shkon sërish për të fjetur bashkë më Eraldin.