Pages

Enkelejdi sqaron Valerin: “E ndërpreva lojën pasi familjarët i kam fanatikë”

Tashmë pothuajse të gjithë banorët janë zgjuar dhe kanë filluar aktivitetin për një ditë të re. Ata shpërndahen nëpër shtëpi dhe fillojnë të merren me punë të ndryshme, ku disa merren me veten dhe higjienën personale, disa të tjerë me sistemimin e krevateve dhe të rrobave personale. Disa ndodhen në kuzhinë, duke menduar për gatimin e mëngjesit dhe drekës, ndërsa të tjerë në oborr, duke shijuar muzikën në sfond dhe motin e ngrohtë me diell.

Valeri është shtrirë në një shezlong për të marrë rreze dhe afër tij shkon edhe Enkelejdi. Ai fillon t’i sqarojë sapo afrohet, lidhur me qëllimin e ndërprerjes së lojës mes tyre. Enkelejdi sqaron se njerëzit e tij të afërm i ka fanatikë dhe ky fakt e bëri që ta linte me kaq lojën, megjithëse ishte thjesht për t’u argëtuar. “Ishte gallatë, por ta lëmë me kaq”, i thotë Enkelejdi. Ndërsa Valeri qesh dhe i thotë të mos bëhet merak e të mos ndihet keq pasi e kupton shumë mirë dhe nuk i mbetet hatri.
Menjëherë pas këtyre fjalëve, Enkelejdi largohet, teksa shkon në ambientet e brendshme të shtëpisë.