Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi, në grupe të
ndryshme, ndërkohë që gatuhet dreka. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë
biseda të ndryshme mes tyre. Fatjoni, Rigelsi, Daniela dhe Matilda
diskutojnë për veshjen e vajzave në Shqipëri dhe për modën. Rigelsi
thotë se nuk i pëlqen mënyra se si vishen vajzat këtu, ndërsa Daniela
mundohet që t’i mbrojë. Më pas Rigelsi largohet dhe aty ngelet Fatjoni
me vajzat.
Ata komentojnë vajzat e shtëpisë dhe në bisedë e sipër Fatjoni thotë e
nuk i pëlqen modelet. “Nuk më pëlqejnë vajzat që janë modele sepse janë
shumë të dobëta”.Ndërsa për Juljanën ai thotë se ka trup të bukur, por
edhe ajo është shumë e dobët.
Ndërkohë që ata flasin, aty vjen Esterina dhe Fatjoni i thotë “po thoja
që modelet nuk më pëlqejnë”. Esterina ulet pranë tyre dhe fillon që t’u
tregojë eksperiencën e saj si modele.
Ajo thotë se ka filluar që të bëjë modelen që 15 vjeçe dhe se deri tani
nuk ka pozuar asnjëherë nudo, por edhe tani nuk e mendon një gjë të
tillë. Rigelsi dhe Daniela provokojnë Esterinën se sa do të donte të
paguhej për të pozuar nudo, por ajo mundohet që t’u shmanget duke mos iu
përgjigjet drejtpërdrejt. “Sa është çmimi që do ti?” i thotë Rigelsi
dhe ajo i përgjigjet “nuk e di, duhet të studioj tregun”. Rigelsi i
ndihmuar nga Daniela këmbëngul, por Esterina i përgjigjet “Nuk e kam në
plan fare për të pozuar nudo”.