Pages

Arditi: Kam qenë striptist

Jona dhe Arditi në kuzhinë bisedojnë për ngjarjet që po ndodhin në shtëpi dhe çfarë impakti kanë ato jashtë. Arditi i tregon për lidhjet e tij dhe se e ka disi të vështirë të lidhet me një femër. AI shton që nuk ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë dhe ende s'e ka gjetur atë person, që ta plotësojë e të ndihet mirë.

Ai tregon se lidhjet që ka patur jashtë, nuk kanë zgjatur shumë dhe se një nga arsyet më të mëdha është fakti se përkushtohet shumë mbas dikujt në momentin që janë çift. Një tjetër problem që ai shikon tek vetja, është fakti se kur ai nervozohet situata i del nga kontrolli dhe kjo e penalizon për ta mbajtur një lidhje gjallë.

Ky lloj problemi sipas tij, mund ta penalizojë edhe brenda shtëpisë. Jona e këshillon se ai nuk duhet ta lejojë veten deri në atë pikë sa të ndikohet nga banorët , por duhet ta shikojë si një eksperiencë të bukur dhe të argëtohet. Arditi i thotë se ai këtu ka ardhur për t'u bërë i famshëm. Jona e përgëzon, duke e këshilluar që të mos e harrojë këtë dhe të fokusohet vetëm tek qëllimet e tij. Më pas, ata nisin të flasin për punët që kanë bërë jashtë.

Arditi i tregon Jonës se si fillim, ka qenë ‘striptist’ e më pas, filloi të menaxhonte lokalet. Kjo bisedë ndërpritet, kur Jona i flet Matildës e cila i përshëndet që nga kuzhina. Kjo gjë, bëri që biseda e tyre të ndërronte komplet thelb dhe nisin të flasin për pamjen e Violetës dhe përshtypjet që ata kanë krijuar rreth asaj.