Pages

Viola-Valerit: “Mos më pyet më për puthjen me Eraldin”

Valeri shkon nga njëri banor tek tjetri, duke u bërë pyetje nga më të ndryshmet. Ai i afrohet Violës dhe e pyet në lidhje me puthjen e saj me Eraldin. Viola ia pret shkurt , se nuk do më të dëgjojë të flitet për këtë temë. "Mos më pyet, as si ishte , as pse, as si" - i përgjigjet ajo. Valeri nuk heq dorë, duke u munduar t’ia shtrojë ndryshe bisedën.

Viola shumë e prerë, i thotë se nuk ka ndërmend të bjerë pre e provokimeve të tij. Duke i kërkuar sërish, të mos pyesë dhe të mos flasë më lart e poshtë, për këtë gjë, pasi ajo temë po i kthehet në shqetësim dhe se ai nuk është personi, që duhet t’i japë sqarime dhe arsye, ndaj i kërkon t’i japë fund asaj bisede përgjithmonë.

Valeri pranon, duke ndryshuar tërësisht temën. Ai e provokon në lidhje me Meridianin, pasi është i bindur se ata të dy njihen që jashtë dhe se ajo nuk është konkurrente, por e infiltruar brenda shtëpisë. Viola qesh , duke e kundërshtuar. Ajo i thotë se ka ardhur vetëm dhe se nuk njeh askënd aty brenda. Valeri duket dyshues, por ajo në pamundësi për t’i mbushur mendjen i thotë, se gjithçka do ta marrë vesh kur të dalë jashtë.