Pages

Enkelejdi: “Duan luftë këta, luftë do të kenë”

Viola dhe Nevila vazhdojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëra-tjetrën, ndërsa hedhin mendimin që të mos shtrihen fare për të fjetur gjumë, pasi pas pak mund të startojë muzika për të zgjuar banorët dhe s’do të kenë mundësi të flenë.

Ndërkohë, s’kalojnë shumë minuta dhe Nevila shpreh dëshirën për të shkuar në dhomën e gjumit për të fjetur, ndërsa Viola shkon brenda bashkë me Enkelejdin, i cili sapo është zgjuar. Ajo e pyet se pse ai duket i mërzitur dhe Enkelejdi fillon t’ia shpjegojë situatën. Ai thotë se disa nga banorët nuk e meritojnë sjelljen e tij të mirë dhe për këtë do të fillojë të sillet me secilin siç e meriton. Ai tregon se do të fillojë të luajë, pasi qëndrimi në Big Brother kërkon lojë. “Duan luftë këta, luftë do të kenë”, shprehet ai, ndërsa vazhdon: “Nuk e ha njeri luanin. Luani i ha të tjerët”.
Kurse Viola e këshillon që të qetësohet, pasi edhe ajo është ndier njësoj si ai për disa ditë radhazi, por e kaloi atë vështirësi.

Viola vazhdon me këshillat, ndërsa i thotë që të ketë kujdes, pasi jo të gjithë banorët e simpatizojnë, ndërkohë që e ndihmon për të përgatitur mëngjesin.