Pages

Duke zgjedhur veshjet për mbrëmjen: Juliana: Mbase më plotësohet dëshira dhe vjen një djalë i veshur bardhë e zi’

Pas konsumimit të vaktit drekës, banorët nisin të bëhen gati për mbrëmjen. Një pjesë e tyre e nisin duke bërë dush e një tjetër duke përzgjedhur rrobat për spektaklin. Matilda, që tashmë e ka kthyer në traditë rregullimin e flokëve për vajzat, i ndihmon ato një nga një. Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë as thashethemet dhe pritshmërinë që kanë për spektaklin.

Juliana shprehet me shumë entuziazëm, se ka shumë dëshirë të futen banorë të rinj dhe kur flet për banorë të rinj, ajo ka parasysh meshkuj të rinj. E ka menduar kaq mirë këtë gjë, sa nëse ndodh, do të dëshironte që te hynte nje djalë i veshur bardhë e zi. Matilda, që është ulur pranë saj, i thotë që të ketë kujdes me dëshirat dhe mbi të gjitha të mbajë parasysh, se nuk është e vetmja beqare aty. Duke i lënë të kuptojë se nuk ka ekskluzivitetin për të zgjedhur gjithmonë ajo.

Banorët vazhdojnë të jenë të paqartë me veshjet , duke i ndërruar vazhdimisht dhe duke marrë mendim nga njëri-tjetri. Përveç Mikelës dhe Meridianit që vazhdojnë të qëndisin të vetëm.