Pages

Përsëri debat, Jona: Mbaj vendin tënd;- Viola: Ti i ke shakatë e rënda

Jona dhe Arditi shkojnë në dhomën e gjumit, në katin e sipërm. Jona është prekur dhe qan. Ajo thotë se nuk kishte ndërmend që të debatonte, por banorët ia marrin për keq ato që ajo thotë. Arditi e përkrah dhe e qetëson duke i thënë se ajo nuk duhet të shqetësohet, por të vazhdojë lojën e saj. “Nuk ke pse mërzitesh” i thotë Arditi Jonës. Pak më vonë aty vjen Violeta dhe Jona kërkon të sqarohet me të.

“Ke ndonjë gjë me mua, konkretisht?” pyet Jona Violetën dhe ajo i përgjigjet “po, kam”. Jona i kërkon të shpjegohet dhe Violeta i thotë se ndërhyri në debatin e saj me Enkelejdin sepse Jona po debaton me të gjithë. Jona i thotë “Më thuaj çfarë ke ti me mua, të kam bërë ndonjë gjë ty, lëri banorët e tjerë”. Violeta i thotë se asaj nuk i vjen Mirë që Jona ironizon banorët dhe debaton me ta dhe se ndërhyri në debat se i erdhi keq për Enkelejdin. “Kush je ti që mbron të tjerët?” i thotë Jona Violetës, ndërsa Ajo i përgjigjet “mua më duket se po e bën gjithçka për publik dhe nuk më pëlqen se i ke shakatë e rënda”.

“Ti goce rri mbaj vendin tënd e mos fol shumë për të tjerët” i thotë Jona Violetës dhe ajo i përgjigjet “mua mos më thuaj ti goce, mos mu drejto ashtu”. Dy vajzat ofendojnë njëra-tjetrën duke thënë se nuk kuptojnë gjuhën. Edhe pse mundohen që të sqarohen, dy vajzat debatojnë përsëri dhe nuk sqarojnë asgjë.