Pages

Rigelsi, Jonës: “Ti nuk je vetvetja”

Ndërkohë që një pjesë e banorëve janë duke u argëtuar në ambientin afër pishinës me emisionin “Talk Show” të sajuar nga Valeri, pjesa tjetër e banorëve ndodhen në dhomën e ndenjes, duke biseduar e duke bërë shaka së bashku.
Në bisedë e sipër, teksa ata japin mendime nëse banorët në shtëpi janë duke u argëtuar apo duke menduar se si të luajnë për të qëndruar sa më gjatë, Rigelsi thotë diçka që e prek Jonën dhe e bën t’i kundërpërgjigjet disi e nervozuar. Ai mendon se Jona nuk është vetvetja dhe këtë ia thotë asaj në sy, duke argumentuar përgjigjen teksa thotë se ajo nuk ka arritur të hapet plotësisht dhe të tregojë gjithçka për veten. “Ngaqë unë nuk të kam treguar gjithçka ty, ti mendon se nuk jam vetvetja?!”, ia kthen e çuditur Jona, duke i shpjeguar se është shumë herët për të treguar të gjithë jetën e saj. “Jo vetëm mua, por të gjithëve”, vazhdon t’i thotë Rigelsi.

Ndërsa për veten e vet, Rigelsi thotë se deri më tani nuk ka treguar as 20 për qind të asaj që ai përfaqëson dhe të jetës së tij të kaluar. Banorët i kalojnë me shaka fjalët e tij dhe qeshin me të.

Pak minuta më vonë me ta bashkohen edhe banorët e tjerë dhe të gjithë së bashku fillojnë të bëjnë shaka e të bisedojnë për gjëra të përgjithshme me njëri-tjetrin.