Arditi, Violës: “Po rri me zor me mua?”; Viola: “Fol me mua, mos u nervozo”
Ndërkohë që banorët e tjerë janë duke u ushtruar për provën e kërcimit, Viola dhe Arditi qëndrojnë afër njëri-tjetrit dhe fillojnë të bisedojnë rreth partneritetit të tyre për hir të lojës dhe marrëdhënies e relatave me njëri-tjetrin.
Arditi kërkon të dijë nëse Violën e bezdis prezenca e tij apo nëse ajo qëndron me të vetëm për hir të detyrës dhe kushteve të vendosura nga Vëllai i Madh dhe për këtë e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Dua të di nëse mendon të distancohesh nga unë se mos mendon se unë të ngacmoj apo të bezdis?”, i thotë ai. Ndërsa Viola çuditet nga këto fjalë dhe thotë se absolutisht nuk është duke e menduar këtë, madje asaj i pëlqen që të shoqërohet me të dhe të krijojnë një shoqëri të mirë me njëri-tjetrin. “Unë nuk dua të bësh asgjë me zor”, i thotë Arditi, ndërsa Viola vazhdon ta sqarojë se ajo nuk është duke bërë asgjë me zor dhe se i pëlqen shoqëria me të. “Me ty, Meridianin dhe Eraldin kam qejf të rri”, i thotë Viola.
Ajo që i kërkon ajo Arditit është që të mos e shikojë asnjëherë të nervozuar, pasi duket shumë i egër në fytyrë dhe asaj nuk e pëlqen ta shikojë ashtu. “Ti nuk më ke thënë asnjëherë hajde flasim. Me thuaj dhe mos rri asnjëherë me nerva”, i thotë Viola me qetësi.
Viola i tregon se të gjithë kanë filluar ta pyesin se pse nervozohet Arditi dhe ajo nuk di t’i japë një përgjigje. “Kujdes se po të provokojnë”, i thotë Arditi, duke e këshilluar se si t’u përgjigjet banorëve në raste të tilla.
Më vonë ata shkojnë drejt monitorit për t’u ushtruar mbi Provën Javore të Kërcimit dhe diskutimi i tyre merr fund me kaq.