Në dhomat e gjumit ka kohë që janë fikur dritat nga Vëllai i Madh, por banorët vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar. Vetëm disa prej tyre janë shtrirë për të fjetur, por vazhdojnë ende të shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Ndër to janë edhe Esida e Ardijana, të cilat pëshpëritin me zë të ulët, duke folur për disa nga banorët.
Me to bashkohet edhe Fatjoni dhe të tre fillojnë të bisedojnë. Esida e pyet atë për jetën që bën dhe shkollimin e tij. Fatjoni i tregon se ka mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ende nuk e di se kur mund të kthehet në Shqipëri.
Më pas flasin për Valerin, teksa e shikojnë të flejë gjumë. Fatjoni thotë se ai e bën të qeshë me tipin që ka, ndërsa Esida shprehet duke thënë: “Ai është rehat si puna ime”. Fjalët e saj e ngacmojnë Fatjonin, i cili i bën të qartë se ajo nuk është tip i qetë dhe s’ka se si të jetë rehat. “Unë kam qejf të provokoj”, ia kthen Esida, ndërsa thekson se vërtet është tip i qetë.
Nevila qëndron në oborr me Matildën dhe i tregon asaj për ankthin që është duke ndier pasi ditën e nesërme dalin përgjigjet për shkollën e saj tek Akademia e Rendit.
Më pas të dyja flasin së si kishin dëshirë të hynin në Big Brother dhe për procedurat që ndoqën derisa arritën të hynin dhe të bëheshin pjesë e këtij formati të cilin e kanë pasur ëndërr