Pages

Debat Fatjoni “Kujdes kur flet”;- Zhaku “Nuk të marr leje ty”

Gjatë kohës që debatojnë për punët dhe radhën e pastrimit lind një tjetër debat midis Fatjonit dhe Zhakut. Pasi kapen me fjalë duke u munduar që të provokojnë nervat e njëri-tjetrit, dy djemtë kapen pas një fjale të thënë më parë nga Zhaku. Gjatë një diskutimi ai ka thënë “kanunar” dhe Fatjoni po përpiqet që këtë ta përdorë kundër tij.

“Meqenëse nuk do të zbatosh rregullat këtu, bëj kujdes kur flet” i thotë Fatjoni dhe Zhaku i thotë se ai nuk i merr leje askujt për ato që dëshiron të thotë. Fatjoni i thotë se ata jetojnë në një komunitet të përbashkët me të drejta të barabarta dhe për këtë arsye duhet të kenë kujdes kur flasin sepse mund të prekin dhe lëndojnë të tjerët. Zhaku i thotë se ai nuk ka prekur asnjë prej banorëve, por Fatjoni i thotë “a nuk the ti Katunar?, ka njerëz që mund të ndjehen keq nga kjo”. Zhaku mbrohet duke thënë se ai nuk ka thënë asgjë të keqe sepse kjo fjalë është thjesht dialektore. “Kjo është shprehje dialektore, tironse e s’ka asgjë për t’u prekur këtu” thotë më pas Zhaku, por banorët e kundërshtojnë.
Banorët e tjerë i dalin në mbrojtje Fatjonit dhe kundërshtojnë Zhakun duke i thënë këtij të fundit se ka bërë gabim që ka përdorur atë fjalë dhe se herës tjetër duhet të jetë më i kujdesshëm me shprehje.

Pas këtij debati banorët ulen të hanë drekë, ndërsa Meridiani këshillon Fatjonin duke i thënë se ai mund ta përdorë këtë kundër Zhakut.