Rigelsi në dhomën e gjumit flet për ish gruan e tij dhe marrëdhëniet jo të mira me të, që e çuan deri në ndarje. Sipas tij, një nga shkaqet, veç të tjerash, ishte se e ëma e tij nuk e pëlqeu që në fillim, duke shtuar edhe faktin se ajo ngeli shtatëzënë, çka i vështirësoi edhe më shumë marredhëniet mes tyre. Kjo, për faktin se për disa vite, ata jetuan sëbashku në shtëpinë e prindërve të tij.
Jona ndërhyn duke i thënë ‘e paske nderuar mamin duke e dëgjuar atë për çdo gjë’. 'Nuk do të marr një femër që mami im s'e do’ - i përgjigjet Rigelsi. Eraldi i vjen në ndihmë Rigelsit duke pyetur Jonën se çfare do të bëntë ajo nëse e ëma e tij nuk do e donte edhe nëse do të ishin bashkë prej vitesh. Jona e hutuar disi i përgjigjet: Jo, nuk do të qëndroja në një shtëpi me ta, nëse vjehrra nuk do të më pëlqente’.
Rigelsi ndërhyn sërish, duke shtuar se për atë, më e rëndesishme se gjithçka, është djali i tij. Nuk do të donte që djali i tij, të bënte jetën që ka bërë ai, pasi për të ka qenë e vështirë. Biseda rreshket në tema më delikate, si posesiviteti, që duket se ka Rigelsi, kjo për shkak të jetës së vështirë që ai ka bërë. Rigelsi kundërshton, se pavarësisht kësaj ai kurrë nuk ka prekur një femër me dorë. Në ketë pikë të bisedës, Eraldi i bën një pyetje të drejtëpërdrejtë Rigelsit: ‘A e ke rrahur apo e ke shtyre ti gruan ndonjëherë?’ Rigelsi përgjigjet se ka ndodhur vetëm ta ketë shtyrë dhe t'i ketë thënë ‘të mbyllë gojën’. 'Për ta vendosur në kontroll, por jo për ta lënduar' - shpjegon ai.
Eraldi kërkon me ngulm të nxjerrë më shumë nga kjo bisedë, duke i sjellë shembuj, se përse mund të ndodhnin të tilla situata mes një cifti. ‘Një nga ato, mund të jetë edhe ngrohtësia që ajo nuk të jepte kur ti ktheheshe në shtëpi?!’ - e pyet ai, disi me tendencë. Rigelsi aprovon duke shtuar se ‘ajo nuk gatuante dhe të bënte punë si gjithë femrat’. 'Veç kësaj ajo donte të përfitonte nga unë për shkak të dokumentave'. Sipas tij, të gjitha këto probleme, sollën edhe ndarjen me të.