Pages

Juliana debaton me Violetën: Flas në emër të Enkelejdit se është i dashuri im

Gjatë kohës që Violeta dhe Jona debatojnë për zënkën mes Jonës dhe Enkelejdit, në dhomën e gjumit vjen Juliana. Fillimisht ajo u kërkon vajzave që të ulin zërin, ndërsa ato i thonë se po sqarohen në lidhje me një debat. Violeta i kërkon Julianës që të largohet nga dhoma e gjumit sepse kjo bisedë duhet të jetë mes saj dhe Jonës. Juliana nuk largohet, por ulet përballë tyre. Në një moment ajo ndërhyn në bisedë dhe Violeta i kërkon që të mos flasë, për këtë arsye Juliana debaton me të.

Ndërkohë që Violeta thotë se Enkelejdi ishte ndjerë keq nga fjalët e Jonës, Juliana ndërhyn në bisedë duke thënë “Enkelejdi nuk ngeli fare keq se nuk pati arsye”. “Të lutem mos fol” i thotë Violeta, por Julianës nuk i pëlqen kjo gjë dhe thotë “ju të grupit anej vëtëm këtë dini të thoni, këtu mund të flasin të gjithë”. Jona i thotë Violetës se nëse flitet për Enkelejdin ajo mund të flasë, ndërsa Violeta i thotë “Xhuli kjo është midis meje dhe Jonës”.

Violeta del nga dhoma e gjumit dhe pas saj edhe Juliana del jashtë. Dy vajzat sqarohen edhe një herë për diskutimin që patën në dhomën e gjumit. Violeta i thotë Julianës që të mos flasë në emër të Enkelejdit sepse nuk është partneri i saj në lojë. Juliana ia kthen “Është i dashuri im” dhe më pas largohet duke qeshur.