Në dhomën e gjumit vazhdojnë bisedat mes Esidës, Ardijanës dhe Fatjonit. Ndërkohë, me ta është bashkuar edhe Matilda. Esida është kurioze të mësojë mendimin e Fatjonit lidhur me Juliana dhe për këtë e pyet nëse ai e pëlqen. “Jo, nuk më pëlqen edhe pse është e bukur, sepse është e lehtë”, ia kthen Fatjoni. “Sot m’u duke sikur po e haje me sy”, i thotë Esida, duke i kujtuar një rast kur të dy ishin duke folur me kunja e duke u gërricur me njëri-tjetrin.
Esida i kujton një moment, ku ai ka qenë gati duke e puthur, sipas saj. Ndërsa Fatjoni qesh me fjalët e saj dhe thotë se absolutisht s’ka dashur ta puthë në asnjë moment.
Fatjoni i thotë Esidës se jashtë Big Brother është duke e pritur dikush dhe se ai nuk e shikon Big Brother-in si një mundësi për të krijuar një lidhje. Ndërsa Esida mendon se ai është duke e paragjykuar Julianën për shkak të veshjes, por Fatjoni e mohon këtë gjë.
Pas pak me ta bashkohet Juliana dhe Esida mundohet gjatë gjithë kohës që t’i ngacmojë dhe t’i përforcojë dyshimet për të dy. Kështu, Juliana dhe Fatjoni fillojnë të flasin me ironi, duke ia kthyer përgjigjen njëri-tjetrit si për të provokuar një zënkë mes tyre.