Pages

Debat Fatjoni “Kujdes kur flet”;- Zhaku “Nuk të marr leje ty”

Gjatë kohës që debatojnë për punët dhe radhën e pastrimit lind një tjetër debat midis Fatjonit dhe Zhakut. Pasi kapen me fjalë duke u munduar që të provokojnë nervat e njëri-tjetrit, dy djemtë kapen pas një fjale të thënë më parë nga Zhaku. Gjatë një diskutimi ai ka thënë “kanunar” dhe Fatjoni po përpiqet që këtë ta përdorë kundër tij.

“Meqenëse nuk do të zbatosh rregullat këtu, bëj kujdes kur flet” i thotë Fatjoni dhe Zhaku i thotë se ai nuk i merr leje askujt për ato që dëshiron të thotë. Fatjoni i thotë se ata jetojnë në një komunitet të përbashkët me të drejta të barabarta dhe për këtë arsye duhet të kenë kujdes kur flasin sepse mund të prekin dhe lëndojnë të tjerët. Zhaku i thotë se ai nuk ka prekur asnjë prej banorëve, por Fatjoni i thotë “a nuk the ti Katunar?, ka njerëz që mund të ndjehen keq nga kjo”. Zhaku mbrohet duke thënë se ai nuk ka thënë asgjë të keqe sepse kjo fjalë është thjesht dialektore. “Kjo është shprehje dialektore, tironse e s’ka asgjë për t’u prekur këtu” thotë më pas Zhaku, por banorët e kundërshtojnë.
Banorët e tjerë i dalin në mbrojtje Fatjonit dhe kundërshtojnë Zhakun duke i thënë këtij të fundit se ka bërë gabim që ka përdorur atë fjalë dhe se herës tjetër duhet të jetë më i kujdesshëm me shprehje.

Pas këtij debati banorët ulen të hanë drekë, ndërsa Meridiani këshillon Fatjonin duke i thënë se ai mund ta përdorë këtë kundër Zhakut.

Viola-Valerit: “Mos më pyet më për puthjen me Eraldin”

Valeri shkon nga njëri banor tek tjetri, duke u bërë pyetje nga më të ndryshmet. Ai i afrohet Violës dhe e pyet në lidhje me puthjen e saj me Eraldin. Viola ia pret shkurt , se nuk do më të dëgjojë të flitet për këtë temë. "Mos më pyet, as si ishte , as pse, as si" - i përgjigjet ajo. Valeri nuk heq dorë, duke u munduar t’ia shtrojë ndryshe bisedën.

Viola shumë e prerë, i thotë se nuk ka ndërmend të bjerë pre e provokimeve të tij. Duke i kërkuar sërish, të mos pyesë dhe të mos flasë më lart e poshtë, për këtë gjë, pasi ajo temë po i kthehet në shqetësim dhe se ai nuk është personi, që duhet t’i japë sqarime dhe arsye, ndaj i kërkon t’i japë fund asaj bisede përgjithmonë.

Valeri pranon, duke ndryshuar tërësisht temën. Ai e provokon në lidhje me Meridianin, pasi është i bindur se ata të dy njihen që jashtë dhe se ajo nuk është konkurrente, por e infiltruar brenda shtëpisë. Viola qesh , duke e kundërshtuar. Ajo i thotë se ka ardhur vetëm dhe se nuk njeh askënd aty brenda. Valeri duket dyshues, por ajo në pamundësi për t’i mbushur mendjen i thotë, se gjithçka do ta marrë vesh kur të dalë jashtë.

Duke zgjedhur veshjet për mbrëmjen: Juliana: Mbase më plotësohet dëshira dhe vjen një djalë i veshur bardhë e zi’

Pas konsumimit të vaktit drekës, banorët nisin të bëhen gati për mbrëmjen. Një pjesë e tyre e nisin duke bërë dush e një tjetër duke përzgjedhur rrobat për spektaklin. Matilda, që tashmë e ka kthyer në traditë rregullimin e flokëve për vajzat, i ndihmon ato një nga një. Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë as thashethemet dhe pritshmërinë që kanë për spektaklin.

Juliana shprehet me shumë entuziazëm, se ka shumë dëshirë të futen banorë të rinj dhe kur flet për banorë të rinj, ajo ka parasysh meshkuj të rinj. E ka menduar kaq mirë këtë gjë, sa nëse ndodh, do të dëshironte që te hynte nje djalë i veshur bardhë e zi. Matilda, që është ulur pranë saj, i thotë që të ketë kujdes me dëshirat dhe mbi të gjitha të mbajë parasysh, se nuk është e vetmja beqare aty. Duke i lënë të kuptojë se nuk ka ekskluzivitetin për të zgjedhur gjithmonë ajo.

Banorët vazhdojnë të jenë të paqartë me veshjet , duke i ndërruar vazhdimisht dhe duke marrë mendim nga njëri-tjetri. Përveç Mikelës dhe Meridianit që vazhdojnë të qëndisin të vetëm.

Enkelejdi sqaron Valerin: “E ndërpreva lojën pasi familjarët i kam fanatikë”

Tashmë pothuajse të gjithë banorët janë zgjuar dhe kanë filluar aktivitetin për një ditë të re. Ata shpërndahen nëpër shtëpi dhe fillojnë të merren me punë të ndryshme, ku disa merren me veten dhe higjienën personale, disa të tjerë me sistemimin e krevateve dhe të rrobave personale. Disa ndodhen në kuzhinë, duke menduar për gatimin e mëngjesit dhe drekës, ndërsa të tjerë në oborr, duke shijuar muzikën në sfond dhe motin e ngrohtë me diell.

Valeri është shtrirë në një shezlong për të marrë rreze dhe afër tij shkon edhe Enkelejdi. Ai fillon t’i sqarojë sapo afrohet, lidhur me qëllimin e ndërprerjes së lojës mes tyre. Enkelejdi sqaron se njerëzit e tij të afërm i ka fanatikë dhe ky fakt e bëri që ta linte me kaq lojën, megjithëse ishte thjesht për t’u argëtuar. “Ishte gallatë, por ta lëmë me kaq”, i thotë Enkelejdi. Ndërsa Valeri qesh dhe i thotë të mos bëhet merak e të mos ndihet keq pasi e kupton shumë mirë dhe nuk i mbetet hatri.
Menjëherë pas këtyre fjalëve, Enkelejdi largohet, teksa shkon në ambientet e brendshme të shtëpisë.

Përsëri debat, Jona: Mbaj vendin tënd;- Viola: Ti i ke shakatë e rënda

Jona dhe Arditi shkojnë në dhomën e gjumit, në katin e sipërm. Jona është prekur dhe qan. Ajo thotë se nuk kishte ndërmend që të debatonte, por banorët ia marrin për keq ato që ajo thotë. Arditi e përkrah dhe e qetëson duke i thënë se ajo nuk duhet të shqetësohet, por të vazhdojë lojën e saj. “Nuk ke pse mërzitesh” i thotë Arditi Jonës. Pak më vonë aty vjen Violeta dhe Jona kërkon të sqarohet me të.

“Ke ndonjë gjë me mua, konkretisht?” pyet Jona Violetën dhe ajo i përgjigjet “po, kam”. Jona i kërkon të shpjegohet dhe Violeta i thotë se ndërhyri në debatin e saj me Enkelejdin sepse Jona po debaton me të gjithë. Jona i thotë “Më thuaj çfarë ke ti me mua, të kam bërë ndonjë gjë ty, lëri banorët e tjerë”. Violeta i thotë se asaj nuk i vjen Mirë që Jona ironizon banorët dhe debaton me ta dhe se ndërhyri në debat se i erdhi keq për Enkelejdin. “Kush je ti që mbron të tjerët?” i thotë Jona Violetës, ndërsa Ajo i përgjigjet “mua më duket se po e bën gjithçka për publik dhe nuk më pëlqen se i ke shakatë e rënda”.

“Ti goce rri mbaj vendin tënd e mos fol shumë për të tjerët” i thotë Jona Violetës dhe ajo i përgjigjet “mua mos më thuaj ti goce, mos mu drejto ashtu”. Dy vajzat ofendojnë njëra-tjetrën duke thënë se nuk kuptojnë gjuhën. Edhe pse mundohen që të sqarohen, dy vajzat debatojnë përsëri dhe nuk sqarojnë asgjë.

Juliana debaton me Violetën: Flas në emër të Enkelejdit se është i dashuri im

Gjatë kohës që Violeta dhe Jona debatojnë për zënkën mes Jonës dhe Enkelejdit, në dhomën e gjumit vjen Juliana. Fillimisht ajo u kërkon vajzave që të ulin zërin, ndërsa ato i thonë se po sqarohen në lidhje me një debat. Violeta i kërkon Julianës që të largohet nga dhoma e gjumit sepse kjo bisedë duhet të jetë mes saj dhe Jonës. Juliana nuk largohet, por ulet përballë tyre. Në një moment ajo ndërhyn në bisedë dhe Violeta i kërkon që të mos flasë, për këtë arsye Juliana debaton me të.

Ndërkohë që Violeta thotë se Enkelejdi ishte ndjerë keq nga fjalët e Jonës, Juliana ndërhyn në bisedë duke thënë “Enkelejdi nuk ngeli fare keq se nuk pati arsye”. “Të lutem mos fol” i thotë Violeta, por Julianës nuk i pëlqen kjo gjë dhe thotë “ju të grupit anej vëtëm këtë dini të thoni, këtu mund të flasin të gjithë”. Jona i thotë Violetës se nëse flitet për Enkelejdin ajo mund të flasë, ndërsa Violeta i thotë “Xhuli kjo është midis meje dhe Jonës”.

Violeta del nga dhoma e gjumit dhe pas saj edhe Juliana del jashtë. Dy vajzat sqarohen edhe një herë për diskutimin që patën në dhomën e gjumit. Violeta i thotë Julianës që të mos flasë në emër të Enkelejdit sepse nuk është partneri i saj në lojë. Juliana ia kthen “Është i dashuri im” dhe më pas largohet duke qeshur.

Enkelejdi: “Duan luftë këta, luftë do të kenë”

Viola dhe Nevila vazhdojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëra-tjetrën, ndërsa hedhin mendimin që të mos shtrihen fare për të fjetur gjumë, pasi pas pak mund të startojë muzika për të zgjuar banorët dhe s’do të kenë mundësi të flenë.

Ndërkohë, s’kalojnë shumë minuta dhe Nevila shpreh dëshirën për të shkuar në dhomën e gjumit për të fjetur, ndërsa Viola shkon brenda bashkë me Enkelejdin, i cili sapo është zgjuar. Ajo e pyet se pse ai duket i mërzitur dhe Enkelejdi fillon t’ia shpjegojë situatën. Ai thotë se disa nga banorët nuk e meritojnë sjelljen e tij të mirë dhe për këtë do të fillojë të sillet me secilin siç e meriton. Ai tregon se do të fillojë të luajë, pasi qëndrimi në Big Brother kërkon lojë. “Duan luftë këta, luftë do të kenë”, shprehet ai, ndërsa vazhdon: “Nuk e ha njeri luanin. Luani i ha të tjerët”.
Kurse Viola e këshillon që të qetësohet, pasi edhe ajo është ndier njësoj si ai për disa ditë radhazi, por e kaloi atë vështirësi.

Viola vazhdon me këshillat, ndërsa i thotë që të ketë kujdes, pasi jo të gjithë banorët e simpatizojnë, ndërkohë që e ndihmon për të përgatitur mëngjesin.

Esida dhe Eraldi perqafohen

Mbas debateve, Esida dhe Eraldi i drejtohen dhomës së gjumit. Esida i shpjegoi gjithë rrjedhën e ngjarjeve, që ndodhën ditën e sotme dhe si arritën deri në debate. Mirëpo Eraldi nuk donte diskutonte më për këtë. Ai i kërkon asaj të shtrihet pranë tij, pasi nuk do më të zihet.

Ajo shtrihet krahë tij dhe nisë serish, të flasë për lojërat dhe strategjitë brenda shtëpisë. Ajo i tregon Eraldit se është zhgënjyer shumë nga Juliana dhe Valeri, të cilët gjatë lojës, e nominuan për të dalë. Eraldi e këshillon të mos bëj fjalë me ta sonte , pasi nuk është koha për një tjetër grindje. Ata vazhduan të qëndronin të përqafuar, duke biseduar për banorët e tjerë.

Cili është çifti që njihen që jashtë?!

Banorët vazhdojnë të hamendësojnë për çiftin brenda shtëpisë. Tashmë, vëmendja është kthyer tek Viola dhe Eraldi. Sipas Rigelsit, ata të dy kanë simpati për njëri-tjetrin dhe janë të dy të palestruar. Kaq ka mjaftuar, që edhe banorë të tjerë të bien dakord me këtë aludim.

Situata bëhet më qesharake, kur me banorët e tjerë bashkohet edhe Fatjoni me Matildën, të cilët përveç se e luajnë pjesën shumë mirë, hedhin ide edhe për emra të tjerë që mund të jenë të njohur që jashtë. Ata vazhdojnë të njëjtën bisedë, duke mbledhur fakte e duke supozuar emra të ndryshëm.

Arditi me Jonën gjithashtu bisedojnë veçmas për te njëjtën temë. Arditi ka bindjen se Viola njihet që jashtë me Meridianin ose me Eraldin, duke e argumentuar aludimin e tij me faktin që të tre frekuentojnë dhe pëlqejnë jetën e natës.

Përgatiten për spektaklin. Valeri-Julit: “Mos u lyej si grua”

Banorët janë duke ndihmuar njëri-tjetrin. Matilda merr përsipër të rregulloje flokët e gjithë vajzave. E para që ia doli të bëhet gati është Jona. Duke qenë se kishte më shumë kohë se vajzat e tjera, ajo ndihmoi Enkelejdin me flokët. Viola gjithashtu i zgjidhi dilemat e saj me fustanin.

Ndërsa Juliana ende nuk ka mbaruar, duke u marrë me flokët dhe tualetin. Valeri e këshillon Julianën “të mos lyhet si grua”, pasi është ende shume e re". Juliana mundohet t’i mbushë mendjen se nuk është lyer rëndë, por Valeri i përsërit të njëjtën këshillë.

Pjesa tjetër e banorëve mundohen të kapin kohën për të qenë gati për një super mbrëmje të mbushur plot emocion dhe të papritura.

Arditi: Kam qenë striptist

Jona dhe Arditi në kuzhinë bisedojnë për ngjarjet që po ndodhin në shtëpi dhe çfarë impakti kanë ato jashtë. Arditi i tregon për lidhjet e tij dhe se e ka disi të vështirë të lidhet me një femër. AI shton që nuk ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë dhe ende s'e ka gjetur atë person, që ta plotësojë e të ndihet mirë.

Ai tregon se lidhjet që ka patur jashtë, nuk kanë zgjatur shumë dhe se një nga arsyet më të mëdha është fakti se përkushtohet shumë mbas dikujt në momentin që janë çift. Një tjetër problem që ai shikon tek vetja, është fakti se kur ai nervozohet situata i del nga kontrolli dhe kjo e penalizon për ta mbajtur një lidhje gjallë.

Ky lloj problemi sipas tij, mund ta penalizojë edhe brenda shtëpisë. Jona e këshillon se ai nuk duhet ta lejojë veten deri në atë pikë sa të ndikohet nga banorët , por duhet ta shikojë si një eksperiencë të bukur dhe të argëtohet. Arditi i thotë se ai këtu ka ardhur për t'u bërë i famshëm. Jona e përgëzon, duke e këshilluar që të mos e harrojë këtë dhe të fokusohet vetëm tek qëllimet e tij. Më pas, ata nisin të flasin për punët që kanë bërë jashtë.

Arditi i tregon Jonës se si fillim, ka qenë ‘striptist’ e më pas, filloi të menaxhonte lokalet. Kjo bisedë ndërpritet, kur Jona i flet Matildës e cila i përshëndet që nga kuzhina. Kjo gjë, bëri që biseda e tyre të ndërronte komplet thelb dhe nisin të flasin për pamjen e Violetës dhe përshtypjet që ata kanë krijuar rreth asaj.