Këtë herë banorët kanë gatuar drekën dhe kanë
vendosur që të hanë të gjithë bashkë. Kështu të gjithë afrojnë tavolinat
dhe karriget dhe ulen të gjithë për të ngrënë. Meridiani ngacmon
vazhdimisht Esidën dhe kjo shkakton të qeshura tek banorët e tjerë. Esida ka thënë se do të përpiqet që të mbajë dietë, për të mos u shëndoshur, por sipas Meridianit ajo po e shton më tepër dozën e ushqimit.
Sapo banorët ulen për të ngrënë, Meridiani sheh Esidën dhe u thotë të tjerëve me zë të lartë “shikoni sa e ka mbushur pjatën e vet”. Banorët qeshin duke komentuar ushqimin e Esidës dhe kujtojnë faktin që ajo ka porositur qitro për dobësim madje duke thënë “atë e ka porositur për hapje oreksi”.
Kështu gjatë kohës që hanë drekë, banorët qeshin duke ngacmuar njëri-tjetrin.
Më pas ata shpërndahen nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë, ndërsa një pjesë merren me pastrimin e tavolinës dhe larjen e enëve.